LAJMI I FUNDIT:

Aksioni në veri të Mitrovicës: 19 zyrtarë policorë të arrestuar, të njëjtit suspendohen nga detyra dhe ndalohen për 48 orë

Aksioni në veri të Mitrovicës: 19 zyrtarë policorë të arrestuar, të njëjtit suspendohen nga detyra dhe ndalohen për 48 orë

Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës, sot në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në veri të Mitrovicës, ku ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve policorë.

Drejtoresha e Inspektoratit Policor, Miradije Kelmendi ka thënë se IPK-ja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar planin operativ në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore për arrestimin e disa zyrtarëve policor në pjesën veriore të Kosovës.

“Të arrestuarit dyshohen për vepra penale, kontrabandim me mallra, keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit, si dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka thënë Kelmendi.


Ajo ka treguar se gjatë aksionit të sotëm janë bastisur 12 lokacione.

“Janë arrestuar 19 punonjës të policisë. 11 kanë qenë të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Nga të arrestuarit 1 ka qenë me gradën e kapitenit, 3 me gradën e rreshterit dhe të tjerët zyrtarë policor. Janë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar se hetimet do të vazhdojnë dhe me vendim prokurorit të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Kurse kryeprokurori Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale kishte filluar para një viti procedurat penale ndaj disa personave të dyshuar.

“Gjatë kësaj periudhe prokuroria në bashkëpunim me IPK-në dhe hetuesit e Policisë së Kosovës kanë kryer shumë veprime procedurale dhe kemi marrë urdhëresa nga Gjykata Themelore.

Prokuroria po ashtu ka dëgjuar një numër të madh të dëshmitarëve që kanë kontribuuar në grumbullimin e informatave . Pas këtij aktiviteti 1 vjeçar Prokuroria i ka parashtruar Gjykatës Themelore kërkesë që të bëjë kontrollin e lokale dhe shtëpive të të dyshuarve”, ka thënë Hoxha.

Ai njoftoi se në vazhdën e arrestimeve ka pasur eprorë dhe zyrtarë të policisë së Kosovës, të nacionalitetit shqiptar, serb dhe boshnjak si dhe qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori