Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të së enjtes ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Prokurori Rasim Maloku në një deklaratë për Telegrafin kishte bërë të ditur se po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës si dhe po bastisen disa lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale.


E sot, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se rasti në Shtërpcë është cilësuar si bashkim për veprimtari kundërkushtetuese/spiunazh për një periudhë 7 vjeçare.

“Shtërpcë (NN) 2013-2022. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës, janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme në komunën e Shtërpcës, ku janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz, kamera të vendosura nëpër rrugë, etj”, thuhet në raport.

Më tej bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Ndryshe, aksioni në fjalë nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si struktura ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.

Përmes këtyre kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve. /Telegrafi/

Screenshot 6 12

Screenshot 7 12

Screenshot 8 8

Screenshot 9 10

Screenshot 10 9

Screenshot 11 8

Screenshot 12 6

Screenshot 13 6

Screenshot 14 6

Screenshot 15 3

Screenshot 16 1