LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i djeshëm në veri, kërkohet paraburgim për gjashtë personat e dyshuar

Aksioni i djeshëm në veri, kërkohet paraburgim për gjashtë personat e dyshuar

Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok caktimin e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit P.M, D.D, T.M, M.M, I.M dhe M.O, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale“Pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 28.05.2019 rreth orës 09.00 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, të dyshuarit me dashje dhe me veprime të përbashkëta, me qëllim të pamundësimit të Policisë së Kosovës – Njësisë Speciale Operative dhe Njësive tjera policore në kryerjen e detyrave zyrtare, kanë penguar lëvizjen e veturave policore.


Të njëjtit kanë përdorur forcën fizike duke vendosur në rrugë mjete të ndryshme si kamionë, drunj, goma për të ua pamundësuar zyrtarëve policore kryerjen e detyrave zyrtare sipas autorizimeve ligjore në zbatim të planit operativ të zbulimit dhe kapjes së kryesve potencialë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Të dyshuarit pavarësisht paralajmërimit që ta lirojnë rrugën, nuk u janë bindur urdhërave të ligjshëm duke i detyruar zyrtarët policorë ta kryejnë detyrën e tyre zyrtare, me ç`rast të njëjtit edhe janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjashtë të dyshuarit e arrestuar ditën e martë me datën 28 maj me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori