Aksion vullnetar në Pejë, qytetarët nisin pastrimin e bazenit afër "Sharrës"

Bashkëqytetarë nga Peja dhe diaspora i janë përvishur punës, për ta pastruar vullnetarisht bazenin ikonik të qytetit afër "sharrës”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur për Peja në Fokus, qytetari Manfred Bardhaj, transmeton Telegrafi.
Ata janë duke bërë pastrimmin e gypave dhe kanaleve të cilat derdhen në këtë bazen.

Sipas qytetarit i cili është pjesë e këtij aksionit, puna do të vazhdojë edhe sot me fillim nga ora 11:00.
Qytetarët e Pejës, bazenin "te sharra", gjatë verës e shfrytëzonin për freskim dhe relaksim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































