LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Prishtinë, Ferizaj e Prizren – merren masa ndaj 35 personave që hapen qendrat e masazhit

Aksion i policisë në Prishtinë, Ferizaj e Prizren – merren masa ndaj 35 personave që hapen qendrat e masazhit

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

“Me qëllim të vazhdimit të implementimit të urdhrit operativ, marrjes së masave preventive në zbatim të vendimeve të Qeverisë së RKS-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, Policia e Kosovës mbrëmë me 20.05.2020 në tri rajone të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren), ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.


Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.
Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.
Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore”thuhet në njoftimin e policisë.

Vlen të potencohet se në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektor kompetent nga niveli qendror dhe ai lokal.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori