Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë pranuar informata se disa barnatore në Prishtinë janë duke shitur produkte farmaceutike (barna), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet.
Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar.
Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit).
Gjatë këtij operacioni pas zbulimit të kësaj sasie të barnave, është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në teren dhe janë bashkangjitur ekipeve nga institucionet e përfshira në këtë operacion.
“Ekipet policore, inspektorët farmaceutik dhe ekipet nga dogana kanë bërë numërimin e llojit të produkteve të barnave nga ku ka rezultuar se janë sekuestruar 598 lloje të produkteve, kurse sasia e barnave brenda një produkti është më e madhe dhe ka mbetur të numërohen dhe evidentohen nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në polici, janë shoqëruar dy persona të dyshuar, pronarë të barnatoreve, të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatit të tyre mbrojtës, ndaj tyre janë iniciuar rastet: ’prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, ‘kontrabandim i mallrave’ dhe “tregtia e ndaluar” dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmet në Shqipëri

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kolegu polic i Triumf Rizës dëshmon në gjykimin ndaj Ilir e Rrahim Abdullahut: Më ka thanë që po e përcjellin

Shqetësime se po bie interesimi për ndjekjen e seancave të Kuvendit

“Krimi nuk ka fe, komb e as parim”: Vrasja e rreshterit Lika, temë e ligjëratës së premtes në xhamia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut