LAJMI I FUNDIT:

Aksion për verifikimin e automjeteve në treg, tregtarët protestojnë (Video)

Aksion për verifikimin e automjeteve në treg, tregtarët protestojnë (Video)

Doganat e Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, kanë zhvilluar sot një aksion në Treguan e veturave në Prishtinë, për verifkimin e automjeteve të padoganuara, të cilat shiten në këtë treg.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se aksioni është ndërmarrë që të dihet se këto automjete a janë të vjedhura apo a janë dokumentet e tyre false.

“Është për verifikimin e automjeteve, të dihet nëse janë të vjedhura, a kanë dokumente falso”, tha ai.


Stavileci tha se aksioni ende nuk ka përfunduar dhe pasi të përfundojë Doganat e Kosovës do të dalin me të dhëna zyrtare.

Ndërsa qytetarët këtë aksion e komentojnë në mënyra të ndryshme. Nazmi Bytyqi këtë aksion të Doganave të Kosovës, Policisë dhe EULEX-it e konsideroi krim.

“Çka janë duke bërë këta, krim janë duke bërë. Me dal me i marrë bukën e gojës njerëzve është marre. Këta vet kë të duan e lëshojnë e kë të duan e ndalin. Tmerr është, turp duhet me iu ardh çka janë duke bërë”, tha ai.

Qytetari tjetër Bujar Sapa tha për KosovaPress se është vetëm kontroll nëse veturat janë të doganuar dhe asgjë tjetër.

“Pa doganë normal. I kanë doganat secila ato të vetat … E ke veturën pa doganë, ta kontrollon, tjetër nuk ka asgjë”, tha ai.

Në këtë treg të automjeteve, përveç automjeteve ne targa vendore shiten edhe ato me targa të huaja.
dogana verifikimi

autotreg
autotreg2
autotreg3