LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° clearsky_night

Aksion pastrimi në Grykën e Caralevës, kërkohet përgjegjësi nga qytetarët dhe bizneset

Aksion pastrimi në Grykën e Caralevës, kërkohet përgjegjësi nga qytetarët dhe bizneset

Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni” të enjten kanë realizuar aksionin për pastrimin e mbeturinave në aksin rrugor që lidhë Suharekën me Shtimen, më saktësisht në Grykën e Caralevës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët për një mjedis të pastër.

“Apeloj te të gjithë qytetarët e komunës tonë, te të gjithë që kalojnë këndej pari, që ta mbajnë ambientin e pastër”, ka thënë Muharremaj, raporton Telegrafi.


Sipas tij, obligim të ngjashëm kanë edhe operatorët ekonomikë që veprojnë përreth kësaj rruge.

“Njëherësh u bëj thirrje kompanive dhe firmave që i kanë objektet afër rrugës për mirëmbajtje të hapësirave përkatëse, pasi që për këtë ekziston edhe një vendim i miratuar nga Kuvendi i Komunës”, ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për ta pasur një mjedis sa më të pastër.

“Besoj që së bashku me ‘Ekoregjionin’, shumë shpejtë do ta organizojmë aksionin vullnetar dhe do ta bëjmë komplet pastrimin e territorit  të Komunës së Suharekës”, ka përfunduar Muharremaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori