LAJMI I FUNDIT:

Aksion në Ohër, komuna fillon rrënimin e ndërtimeve pa leje

Aksion në Ohër, komuna fillon rrënimin e ndërtimeve pa leje

Komuna e Ohrit sot ka filluar aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje.

Pa ndonjë informacion paraprak për mediat, sot në mëngjes Inspektorati Komunal i Ndërtimit filloi aksionin për rrënimin e ndërtesave pa leje në rrugën “Marko Nestorovski” në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Bëhet fjalë për një ndërtesë ku para dhjetë ditëve u ndaluan punimet, mirëpo edhe përkundër vendosjes së shiritit të verdhë disa punëtorë kishin vazhduar punimet me ç’rast edhe ishin ndaluar.

Komuna e Ohrit thotë se rrënimi do të vazhdojë dhe se të gjitha objektet që kanë marrë vendim si objekte të jashtëligjshme do të rrënohen.

Më parë, kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski kishte deklaruar se ky proces do të zgjasë deri në dy vite. Sipas regjistrit komunal, mbi territorin e tërë komunës janë regjistruar më shumë se 1.000 ndërtesa pa leje, 409 prej të cilave janë në zonën e mbrojtur.

Pritet që në ditëve në vijim të fillojë prishja e ambienteve hotelierike rreth liqenit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori