LAJMI I FUNDIT:

Aksion në Mitrovicë të Veriut, Policia konfiskon kartela grafike, 8 shok bomba dhe disa mjete që ndihmojnë në rritjen e kanabisit

Aksion në Mitrovicë të Veriut, Policia konfiskon kartela grafike, 8 shok bomba dhe disa mjete që ndihmojnë në rritjen e kanabisit

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani tha për Telegrafin se aksioni është kryer në një banesë, ku edhe kanë konfiskuar kartela grafike,  shok-bomba dhe poqa elektrike që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit dhe disa mjete tjera.


“Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorin Rajonale Veri ka kryer një kontroll në një banesë në rrugën e Kolashinit saktësisht në katin 11 tek Tre Rrokaqiejt”, deklaroi ai.

Elshani tregoi se çfarë ka konfiskuar Policia gjatë aksionit.

“Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjet dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilator, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok bomba të modifikuara”.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se i dyshimti nuk ka qenë aty gjatë aksionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori