LAJMI I FUNDIT:

Aksion humanitar i Ambasadës së SHBA-së dhe Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit

Aksion humanitar i Ambasadës së SHBA-së dhe Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit

Më 18 shtator Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Bashkisë së Shkupit dhe Institutin për Mjekësi të Transfuzionit, do të organizojë aksion për dhurim të gjakut, grumbullim të produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve për të shënuar Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit.

Dhuruesit e gjakut, ushqimeve të konservuara dhe veshmbathjeve të ruajtura do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 11:15, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe Milenka Bllagoevska nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit.


Përmes këtij aksioni në shërbim të komunitetit, donatorët do të ndihmojnë Kryqin e Kuq të rimbush rezervat e gjakut dhe të sigurojë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë për muajt e dimrit.

Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi në vitin 2002 në nder të viktimave, të të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ofruan ndihmë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i SHBA shpalli 11 Shtatorin Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori