LAJMI I FUNDIT:

I aksidentuari për vdekje në Suharekë ishte veteran i UÇK-së

I aksidentuari për vdekje në Suharekë ishte veteran i UÇK-së

I aksidentuari mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Vraniq të Suharekës, R.K, nuk arriti të mbijetojë, pasi që ishte rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit”.

Bëhet fjalë për Ramadan Kolgecin, tashmë i ndjerë. Indeksonline mëson se Kolgeci ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrokulliset me traktor, ndërron jetë rrugës për spital
Lexo po ashtu Rrokulliset me traktor, ndërron jetë rrugës për spital

Ndryshe, sipas Drejtorisë Rajonale në Prizren, viktima 60 vjeçar ka ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.

“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, thuhej në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/