Një vet-aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi”, është aksidentuar me disa vetura që janë qenë të parkuara në oborrin e autosallon “Xeni”.


Telegrafi ka siguruar pamjet nga ky aksident, ku shihet se autobusi ishte me shpejtësi të madhe.

Njëri nga pronarët e autosallonit i ka thënë Telegrafit se dëmi i shkaktuar është mbi 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar aksident trafiku në rrugën "Gaspër Karaqi" në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës.

Përveç dëmeve materiale është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj. /Telegrafi/

419192078 1020389352394131 2209589892086168441 n

419236814 1121799712146267 3035593847001906690 n

419459767 372974085381567 8420527302397372851 n

419507661 931726638478295 6227782180341060654 n

419108112 330417466629683 17027275103980168 n