LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet një këmbësore në Prizren

Aksidentohet një këmbësore në Prizren
Foto: Ilustrim

Një këmbësore ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në rrugën “Ëesli Klark”, në Prizren.


Siç thuhet në raport, e aksidentuara është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa I dyshuari është arrestuar.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull  kosovar dhe një këmbësore femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në raport. /Telegrafi/