LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik në Tiranë, ekspertët thonë se fajtorë janë të dy shoferët

Aksidenti tragjik në Tiranë, ekspertët thonë se fajtorë janë të dy shoferët

Ekspertët rrugorë shprehen se aksidenti automobilistik që u mori jetën dy personave që po ecnin në trotuar në rrugën “Xhanfize Keko”, është shkaktuar si pasojë e shkeljeve të qarkullimit rrugor nga ana e dy drejtuesve të automjeteve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e automjeteve nuk kishin konsumuar alkool, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë.

Viktima të aksidentit mbetën Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen nga përplasja e dy automjeteve, teksa po ecnin në këtë trotuar. Një ditë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ku humbën jetën dy personat, janë vetëm këto lule të vendosura nga familjarët.

Aksidenti tragjik në Tiranë, arrestohen dy drejtuesit e veturave
Lexo po ashtu Aksidenti tragjik në Tiranë, arrestohen dy drejtuesit e veturave

Për ekspertin rrugor, Gëzim Hoxha, aksidenti vjen si pasojë e shkeljeve të qarkullimit rrugor.

“Janë ekspresivë, të shpejtë dhe pak të nxituar në qarkullim. Hoxha shprehet se kryqëzimi është në parametrat e duhur, teksa thekson se të dy drejtuesit e automjeteve kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Drejtuesi i mjetit që vinte nga larg dhe donte të bënte manovër për t’u kthyer majtas, duhej të afroheshe në vijën ndarëse të rrugës, të bënte ndalimin e plotë, të kontrollonte me pasqyra rrugën prapa dhe pastaj të bënte manovër për t’u kthyer. Po ashtu drejtuesi i automjetit tjetër i cili është futur në parakalim nuk duhet të ishte futur në parakalim sepse këtu kemi të bëjmë me një kryqëzim rruge”, thotë ai.

Të pyetur nga hetuesit, dy shoferët kanë pohuar se nuk mbajnë mend si ndodhi aksidenti, ndërsa njëri prej tyre, Etjon Lazri, është shprehur se nuk ka mundur të frenojë kur ka parë se automjeti tjetër ishte në kthesë./ Ora News

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori