LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i rëndë në Fier, shoferi vdiq për ndihmë! (Foto/Video)

Aksidenti i rëndë në Fier, shoferi vdiq për ndihmë! (Foto/Video)

Detaje tronditëse për aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Levan të Fierit kanë dalë disa minuta pas kësaj ngjarje të rëndë. Një autobus me rreth 60 studentë është përplasur me një furgon mallrash. Për fat të keq shoferi i furgonit nuk u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa mbeten të plagosur edhe studentë, për gjendjen e të cilëve ende nuk ka të dhëna të sakta.

Një dëshmitar në vendngjarje bën me dije për “Jetaoshqef.al” se e ka parë me sytë e tij kur shoferi po jepte shpirt, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Këmbët e tij kishin ngecur keq dhe për të hapur derën sollën sharrë elektrike, por nuk kishin gjenerator.


“Ky është shoferi qe ka vdekur. Këmbët I kishin ngecur. Është shoferi i fugonit. E pash me sytë e mi. S’kishin troko te prisnin hekurat qe I kishin zënë këmbët dhe u vonuan shume.

Me vone sollën sharrën elektrike po s’kishin gjenerator. Ne momentin qe e nxirren, e tërhoqën me force dhe aty pashe qe u zbardh fytyra. Po u ndjeva keq dhe u largova. Zjarrfikësja vetëm ujë kemi thane, asnjë mjet tjetër”,- thotë një nga raportuesit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë koha e keqe, ky është njoftimi më i fundit nga policia për këtë ngjarje.

“Fier! Më datën 20.05.2016, ora 13:40, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Levan, është përplasur mjeti tip Furgon me targa Vl 6174 C me drejtues shtetasin Y.Gj, 60 vjeç, banues në Vlorë, me mjetin tip Autobus me targa FR 6184 D me drejtues shtetasin B.S, 50 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi furgonit, shtetasi Y.Gj si edhe janë dëmtuar lehtë pasagjerët e autobusit të cilët pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier janë larguar në banesat e tyre.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

aksident22

aksident44

aksident333

aksidenti55

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori