LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Maqedoni të Veriut, Pacolli: Tre kosovarët që ranë në lumin Lepenc kanë humbur jetën

Aksidenti në Maqedoni të Veriut, Pacolli: Tre kosovarët që ranë në lumin Lepenc kanë humbur jetën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit që ndodhi të shtunën në rrugën Shkup-Kosovë, ku për pasojë një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në të cilin përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.

Njëri nga ta ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa tre të tjerët jo, dhe kërkimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.


Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur, N.P, M.P dhe E.P.

MPB me detaje rreth aksidentit në rrugën Shkup-Bllacë
Lexo po ashtu MPB me detaje rreth aksidentit në rrugën Shkup-Bllacë

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë mbrëmë ka dalë me një njoftim, ku ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë Volkswagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenec.

Në BMW përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.

“Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa për tre të tjerët janë në vazhdim e sipër”, thuhej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori