Aksidenti me fatalitet në Pejë, shoferi i kamionit ndalohet për 48 orë

Pas ngjarjes së rëndë ku një person ndërroi jetë sot pasi u godit nga një kamion, shoferi është ndaluar për 48 orë në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, prokurori ka dhënë urdhrin që viktimës t’i bëhet autopsia në IML.
“Ngasësi i automjetit është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 dhe është dhënë urdhri që viktimës t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Nikçi.
Ndryshe, Telegrafi mëson se viktima ishte një person me nevoja të veçanta dhe ishte në karrocë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































