LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me disa të vdekur në Danub, momenti kur dy anijet përplasen njëra me tjetrën (Video)

Aksidenti me disa të vdekur në Danub, momenti kur dy anijet përplasen njëra me tjetrën (Video)

Të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen mbrëmë në një aksident në mes të dy anijeve në Danub në Budapest, ndërsa 19 të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërkohë janë publikuar disa pamje të aksidentit, kur anija përplaset me një tjetër turistike më të vogël pranë ndërtesës së Parlamentit hungarez.


Përplasja, e publikuar nga portali hungarez Blikk.hu tregon një trafik të dendur lumor dhe momentin kur dy anije u përplasën.

Shtatë persona të vdekur dhe 19 të zhdukur pas përmbytjes së varkës në Budapest
Lexo po ashtu Shtatë persona të vdekur dhe 19 të zhdukur pas përmbytjes së varkës në Budapest

Siç është përmendur nga mediat hungareze, në një varkë të vogël, turistike që u mbyt pas përplasjes ishin kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, e cila u gjet në një nga shtyllat e urës Margaret.

Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në afërsi të Parlamentit të Hungarisë.

Kërkimet thuhet të kenë vazhduar deri mbrëmë vonë në sipërfaqen e Danubit, por kërkimi për të mbijetuarit ka qenë i vështirë për shkak të shikimit të dobët dhe energjisë elektrike në këtë pjesë të lumenjve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori