LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Stanovc të Vushtrrisë, tre të lënduar

Aksident trafiku në Stanovc të Vushtrrisë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Stanovc.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.


Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor. /Telegrafi/