eksperti ad

Një zyrtar policor ka marr lëndime trupore pas shkaktimit të një aksidenti në trafik.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:35 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.


Sipas raportit të policisë, rasti është inicuar në procedurë të rregullt.

“Raportohet aksident trafiku mes një automjeti të llojit: “Mercedes”, me tabela vendore dhe një këmbësori (zyrtar Policor në detyrë në rroba civile) në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, rasti iniciohet dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/