Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Ferizaj

(E plotësuar) Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura.
"Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore", deklaroi ajo.
Ahmeti theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/
- - - - - - - -
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.
Sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.












































