Një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile janë përfshirë në një aksident këtë të shtunë në në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt.


"Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira:- një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar", deklaroi Veseli.

Mes tjerash, ai pohoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin. /Telegrafi/