LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku mes dy veturave në Zveçan, humb jetën një person

Aksident trafiku mes dy veturave në Zveçan, humb jetën një person
Foto: Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e hënë në Zveçan.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, transmeton Telegrafi.


“Është raportuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në mes të dy automjeteve një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër mashkull kosovar është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni. /Telegrafi/