LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku: Lëndohet rëndë motoçiklisti 37 vjeç

Aksident trafiku: Lëndohet rëndë motoçiklisti 37 vjeç

Një aksident trafiku me pasoja lëndime të rënda trupore ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën lokale Gërdovc-Mojanc të Koçanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve policore, në aksident kanë marrë pjesë një makinë me targa të Italisë dhe një motoçikletë, si rezultat i të cilit motoçiklisti 37 vjeç nga Gërdovci ka marrë lëndime të rënda trupore.


Për shkak të seriozitetit të plagëve të marra ai është dërguar në Urgjencën e Shkupit. Policia e heton rastin dhe shkaqet të cilat kanë sjellë deri te aksidenti./Telegrafi/