LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur dhe tre të lënduar

Në autostradën ”Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime.


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në atustaraden “Arber Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet”.

Ai tha se për momentin është bllokuar autostrada.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më të renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendstrehimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në ketë lokacion”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori