Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të enjte në lagjen "Kodra e Trimave" të Prishtinës.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar foto dhe video në të cilën shihen dy vetura të dëmtuara në mes të rrugës.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulance dhe policia.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet për personat e lënduar.