LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Viti, një person i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident në Viti, një person i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku në mes dy veturave ka ndodhur sot në komunën e Vitisë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkolonel Shaban Azizi.


Azizi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të ditës së sotme, dhe se të lënduar janë edhe tre persona të tjerë.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident. /Telegrafi/