Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në vendngjarje
"Rreth orës 20:30, në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit", ka thënë Ahmeti.
Nga
Telegrafi
22/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































