Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë - Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident janë përfshirë tri vetura.


"Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal", theksoi ajo.

Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

339930993 888980488853884 9129016575834871835 n

339402546 193177566378447 6841576396693455970 n

337306424 215254074453096 1679606678653190327 n