Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Korçë në afërsi të shkollës "Sotir Gura".

Sipas informacioneve një vajzë 12 vjeçare e cila mendohet të jetë nxënëse e kësaj shkolle, është përplasur nga makina.


E mitura është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekim, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën, raporton euronews.al