Një 67-vjeçar nga Kërçova ka marrë lëndime të rënda në një aksident automobilistik që ka ndodhur dje në rrugën lokale për në fshatin Staroec-Kërçovë.

Sipas informacioneve nga policia, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.


Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Kërçovë.

Vendi u inspektua nga një ekip nga Stacioni Policor i Kërçovës./Telegrafi/