ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një femër është arrestuar pasi nga pakujdesia me veturë ka goditur një këmbësore (e mitur).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:49 në fshatin Zabel i ulët, në Gllogoc.


Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që e njëjta me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/