LAJMI I FUNDIT:

Aksident në fshatin Bardh i Madh, humb jetën një 40 vjeçar

Aksident në fshatin Bardh i Madh, humb jetën një 40 vjeçar

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 15:00 ne fshatin Bardh i Madh ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Për pasojë, këmbësori, një mashkull 40 vjeçar, ka ndërruar jetë përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmën mjekësore”, ka thënë Borovci.

Ai ka treguar se edhe shoferi i veturës dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit aktualisht janë në QKUK duke marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi/