Aksident në Ferizaj, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:20, në fshatin Dardani të Ferizajt.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një traktori, ndërkaq patrulla policore si dhe një autoambulancë janë në vendin e ngjarjes.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:20 në mes të një automjeti dhe një traktori. Në këtë aksident kanë marr lëndime tre persona”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































