LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Brezovicë, lëndohen dy persona

Aksident në Brezovicë, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pasi deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e ka humbur kontrollin mbi të dhe bie poshtë disa metra.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:45 në Brezovicë, Shtërpcë.


“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi të dhe bie poshtë disa metra ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pëson vozitësi si dhe pasagjeri i tij”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajit ku pasagjeri ndalet për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa vozitësi dërgohet për tretman në QKUK-Prishtinë. /Telegrafi/