LAJMI I FUNDIT:

Aksident në bjeshkët e Strellcit, vdes një person

Aksident në bjeshkët e Strellcit, vdes një person

Ka humbur jetën një person në bjeshkët e Strellcit në Deçan,  si pasojë e një vetëaksidenti.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur kur automjeti ishte duke qarkulluar bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin dhe është përplasur në shkëmb.


“Ju informojmë se me datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit.Në këtë vetëaksident ishte i përfshirë njё automjet VW me targa vendore. Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër siç raporton policia, si pasojë e aksidentit lëndime kanë marr dy persona, ku pas plagëve të marra njëri prej tyre ka vdekur.

“Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё.Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё.Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur policia./Telegrafi/