LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes kamionit dhe veturës në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Aksident mes kamionit dhe veturës në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:30 dhe në të janë përfshirë një kamion e një veturë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.


“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori