Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë saktësisht në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, nga i cili një person është lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan Telegrafi.


Zahiti ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale, lëndime ka pësuar nje person”, ka thënë ai. /Telegrafi/