LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes 18 veturave në SHBA, humbin jetën 9 fëmijë – shkak lagështia në rrugë

Aksident mes 18 veturave në SHBA, humbin jetën 9 fëmijë – shkak lagështia në rrugë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën, në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin e Alabamas.

Në këtë aksident u përfshinë 18 automjete për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm. Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.


Autoritetet njoftuan se fëmijët që humbën jetën tragjikisht në aksident, variojnë nga moshat 9 muajsh, e deri në 17 vjeç.

Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin, shkruajnë mediat e huaja.

Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeç.

Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë më tej mediat e huaja. /tch/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori