Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në fshatin Stantërg, në rrugën  rajonale Mitrovicë -Bajgorë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur  sonte  rreth orës 18:00, në rrugën  rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti. /Telegrafi/