Aksesorët janë qershia mbi tortë e një pamje. Gjithmonë ata plotësojnë bukurinë e një kombinimi që ke zgjedhur të veshësh për rastet festive. Në këtë prag festash, guxo edhe me aksesorët duke i zgjedhur ata me shumë shkëlqim, me ngjyra të forta dhe voluminozë.


1po4183

Zakonisht, në veshjet njëngjyrëshe, aksesorë të tillë japin shumë dritë dhe e bëjnë veshjen më elegante. Varëset me gurë të mëdhenj tip “Swarovski”, vathë po ashtu të mëdhenj, me gurë me ngjyra ose të gjatë, unaza më gurë të çmuar apo kapëse me lule dhe gurë janë ato më festivet.

1418315444img 6960 jpgfaqe(1)

Këta aksesorë japin jetë veshjes dhe kombinimit tënd. Kështu, mbrëmjet festive bëhen më të bukura. Disa aksesorë si spilat mund të përdoren edhe për palltot, nëse kë vendosur të veshësh pallto në mbrëmjet e ftohta.

1418315444img 6959 jpgfaqe(1)

Këshillohet që spila të përdoret në orët e pasdites deri në mbrëmje, sepse është një aksesor që i përshtatet më shumë pjesës së dytë të ditës. /Telegrafi/