LAJMI I FUNDIT:

AKK: Inspektoratet komunale po punojnë me orar të zgjatur për zbatimin e masave antiCOVID

AKK: Inspektoratet komunale po punojnë me orar të zgjatur për zbatimin e masave antiCOVID

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se inspektoratet e komunave janë duke punuar me orar të zgjatur me qëllim të zbatimit të masave antiCOVID-19.

Sipas njoftimit nga AKK, thuhet se gjatë veprimtarisë së Inspeksioneve komunale në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet e tjera të përfshira ditëve të fundit i’u është kërkuar nga subjektet afariste të respektojnë masat e fundit e parapara me vendim nga Qeveria.


“Inspektimet janë të përbashkëta në mes Inspektorëve Komunal, Inspektorëve të AVUK, Inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës, dhe këto inspektime do të jenë të vazhdueshme deri në respektim të plotë të vendimeve të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

INSPEKTORATET E KOMUNAVE TË KOSOVËS JANË DUKE PUNUAR ME ORAR TË ZGJATUR ME QËLLIM TË ZBATIMIT TË MASAVE ANTICOVID.

Në shumicën e komunave janë duke u zhvilluar aktivitete të shtuara të inspektimeve që nga hyrja në fuqi të masave të reja nga Qeveria e Kosovës në luftimin e pandemisë së krijuar nga Covid 19.

Gjatë veprimtarisë së Inspeksioneve komunale në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet e tjera të përfshira ditëve të fundit i’u është kërkuar nga subjektet afariste të rrespektojnë masat e fundit e parapara me vendim nga Qeveria.

Janë shtuar aktitvitetet sidomos në fushën e gastronomisë, ku komunat kan kërkuar nga këto subjekte që të bëhet rregullimi i hapsirave të tyre për shërbim sipas masave të parapara në mënyrë që klientët të kenë distancën e kërkuar.

Gjithashtu së bashku edhe në koordinim me Policinë është kërkuar rrespektimi i orarit kohor të lejuar për veprimtari të këtyre subjekteve. Aktivitet i vazhdueshëm është duke u zhvilluar me kërkesa drejtuar qytetarëve që të bartin maskat gjatë gjithë kohës sipas masave të parapara.

Inspektorate komunale janë duke punuar me orar të zgjatur në të gjitha komunat e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave për të luftuar me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19.

Inspektimet janë të përbashkëta në mes Inspektorëve Komunal, Inspektorëve të AVUK, Inspektorëve të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës, dhe këto inspektime do të jenë të vazhdueshme deri në respektim të plotë të vendimeve të Qeverisë.

Këto inspektimet janë bërë në të gjitha komunat dhe kanë për qëllim të kenë një koordinim sa më të mirë në mesë të gjitha institucioneve të cilat janë bartëse në inspektim të masave Anticovid./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori