Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka shpallur konkurs për punonjës/e në disa fusha.
Sipas AKI-së, konkursi shpallet në fushat: Inteligjencë; IT, programim; kibernetikë; siguri fizike e shërbime mbështetëse administrative.
Më poshtë mund të ndiqni kushtet që kërkon AKI për punësimin e kandidatëve.
Kualifikimet dhe kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit:
Kandidatët për fushën 1 duhet të kenë përgatitje universitare;
Kandidatët për fushën 2 duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
Kandidatët për fushën 3 duhet të kenë përgatitje universitare apo arsimim të mesëm, si dhe njohuri të thelluara në fushën kibernetike te dëshmuara me certifikata përkatëse;
Kandidatët për fushat 4 dhe 5 duhet të kenë kualifikim të mesëm;
Për fushat 1,2,3 është obligative njohja e gjuhëve të huaja. Përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri ne gjuhen angleze dhe serbe. Kandidatët do ti nënshtrohen testimit të njohurive në gjuhët e huaja.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AKI si më poshtë:
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;
Ndaj tyre të mos jetë marrë masa e përjashtimit ose e largimit nga puna në AKI apo institucionet e tjera me natyrë të ngjashme;
Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.
Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë si dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike.
Të gjithë kandidatet të cilët deklarojnë të dhëna të pa sakta do të diskualifikohen gjatë procesit të verifikimit të sigurisë.
Përveç kushteve të mësipërme kandidatët duhet të plotësojnë edhe standardet strikte të sigurisë të parapara në nenin 14 i ligjit nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Procedura e përzgjedhjes:
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit. Përzgjedhja e kandidatëve për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht prej kualifikimeve, bazuar në kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike të brendshme.
Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha, kurse AKI do të bëjë selektimin për vazhdim të procedurave konkurruese në njërën fushë/pozitë, në bazë të vlerësimit të profilit dhe përshtatshmërisë së kandidatit me kërkesat për pozitën përkatëse.
Kohëzgjatja e punësimit:
Punësimi në AKI është me afat të pacaktuar, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të bashkëngjitin dokumentet apo dëshmitë si në vijim:
Cv dhe letër motivimi;
kopjet e dëshmive për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore (për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit diploma duhet të jetë e nostrifikuar) si dhe kualifikime të tjera, certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional (nëse kanë);
certifikata e lindjes/ekstrakti i lindjes apo kopja e letërnjoftimit/pasaportës (të jenë valide);
një fotografi të formatit 5×5 (jo më e vjetër se një muaj);
certifikata nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar ( e lëshuar nga Gjykata, jo më e vjetër se tre muaj).
Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në ëeb faqen zyrtare të AKI ëëë.aki-rks.org/konkursi duke plotësuar aplikacionin dhe bashkangjitur dokumentet e kërkuara për punësim.
Data e mbylljes së konkursit:
Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit në mjete të informimit, përkatësisht nga data 03.02.2023 deri me datën 17.02.2023.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lartë nuk pranohen, kurse aplikacionet e mangëta/të pa kompletuara refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejme do të kontaktohen.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar.
Aplikimi nga ana juaj të jetë diskret.
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në numrin e telefonit : 045 202 213.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre