LAJMI I FUNDIT:

AKI partner i CIA-s, Agron Selimaj takon John O.Brennan

AKI partner i CIA-s, Agron Selimaj takon John O.Brennan

Drejtori i Agjencisë Kosovarë për Inteligjencë, Agron Selimaj, është takuar me drejtorin e CIA-së, John O. Brennan.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, takimi mes shefit të CIA-së dhe atij të AKI-së, ka qenë shumë domethënës, ndërsa arsyeja e takimit ishte diskutimi për sigurinë në Kosovë dhe rajon.


Burimi me tej ka treguar se kreu i inteligjencës amerikane, John O.Brenan, i ka dhënë përkrahje të plotë  veprimeve dhe punës se AKI-së, karshi çështjeve të sigurisë sidomos luftës kundër terrorizmit, pasi sipas tyre Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, renditet ndër partneret kryesor të CIA-së në Ballkanin Perëndimor.

Nga ky takim është bërë e ditur se drejtori i AKI-së, Agron Selimaj i ka bërë ftesë homologut të tij amerikan John O. Brennan që të vizitoj Kosovën.

Agron Selimaj ka marrë detyrën e shefit të AKI-së, duke pasuar Bashkim Smakajn. Selimaj ka bërë disa raportime në  komisionin parlamentar, por disa prej tyre kishin dështuar për shkak të krizës politike dhe mungesës së kuorumit në takime si pasoj e bojkotimit nga opozita.