LAJMI I FUNDIT:

AKB: Bizneset kosovare shpenzuan miliona euro për viza

AKB: Bizneset kosovare shpenzuan miliona euro për viza

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) me anë të një njoftimi përshëndet lajmin lidhur me përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se humbjet e bizneseve dhe qytetarëve që nga viti 2016 e këndej kap vlerën rreth 60 milionë euro të cilat kanë mundur të evitohen me punën më të përgjegjshme të institucioneve te Kosovës për t’i përmbush kushtet dhe kriteret të cilat padrejtësisht Bashkimi Evropian ka bërë kundrejt Kosovës.


AKB thotë se liberalizimi i vizave për të cilën ende nuk kemi datë se kur do të filloj së zbatuari, duhet të merret si privilegj për kosovarët, por si një barazi e vonuar me vendet e Ballkanit për të cilën Kosova ishte i vetmi vend i izoluar.

“Vonesat për liberalizim të vizave bizneset dhe qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësin në institucionet e vendit për të cilat i kemi votuar dhe mandatuar me votë dhe sit ë tillë bizneset kërkojnë përgjegjësi për vonesa dhe humbje milionëshe për shkak te izolimit që neve na është bërë padrejtësisht nga Bashkimi Evropian, por gjithmonë ata kanë adresuar përgjegjësin për mos përmbushje te kritereve për liberalizim të vizave në drejtim të institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKB-së, përcjell Telegrafi.

Në fund, AKB thotë se shpresojnë që në vitin e ardhshëm bizneset dhe qytetarët e Kosovës do t’iu hapet perspektiv e re që do të lëvizin lirshëm për të cilët kanë vuajtur për mungesë të vizave. /Telegrafi/