LAJMI I FUNDIT:

Akademiku Shkurtaj: Politikanët të mësojnë gjuhën shqipe, ka të bëjë me dinjitetin

Akademiku Shkurtaj: Politikanët të mësojnë gjuhën shqipe, ka të bëjë me dinjitetin

Gjuhëtari i njohur akademik Gjovalin Shkurtaj është i bindur se të gjithë shqiptarët po e përjetojnë jo pa shqetësim rënien e kujdesit të shtetit dhe të institucioneve zyrtare e publike ndaj gjuhës shqipe.

Madje është i mendimit se duhet t’u japim votën atyre politikanëve duke i vlerësuar edhe nga ana e të shkruarit e të folurit të shqipes.


“Ata që hyjnë në Kuvend bashkë me gëzimin që u zgjodhën duhet të kenë edhe përgjegjësinë që tu përmbahen sa më mirë mënyrës së të folurit do me thënë të mendojnë para se të shkruajnë si i thonë në Kosovë ‘ta zgasin qafën’ ta mendojnë mirë çfarë do thonë dhe si do ta thonë. Më kryesorja është qe sa më lart aq më mirë duhet të vijë uji sepse kur vjen nga lart shkon poshtë dhe turbullohet ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Uji që vjen nga lart shpesh herë vjen krejt i turbullt”, tha Shkurtaj.

Akademiku shprehet se qysh në hapat e parë të shtetit shqiptar, vetëm pak muaj mbas shpalljes së Pavarësisë, në Fletoren Zyrtare u botua vendimi që të gjithë nëpunësit të jepnin provim gjuhën shqipe.

“Jemi 106 vjet të vonuar në zbatimin e një kërkese të qeverisë së Ismail Qemal bej Vlorës, i cili që në vitin 1913, pak muaj pasi ishte shpallur Pavarësia në Fletoren Zyrtare të kohës ka një lajmim. Lajmi thotë se, ‘të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Administratën Shtetërore, duhet të japin provën se e dinë gjuhën shqipe. Nëse kanë dëshirimin që të qëndrojnë por nuk e dinë gjuhën shqipe, të marrin kohën e nevojshme për ta dhënë provimin që të qëndrojnë’. Këtu ne jemi borxhlinj, sepse në Administratën Shtetërore ka shumë njerëz të cilët mund të kenë dituri por nuk dinë gjuhën shqipe”, pohon Shkurtaj.

Me këmbëngulje profesori kërkon një ligj për të mbrojtur gjuhën.

“Unë kam qenë dhe jam që të bëhet si gjithë bota e qytetëruar. Këto ditë flitet shumë për Francën, por Franca për kulturën e vetë tregohet shumë ruajtëse. Për çdo fjalë të re ose term të ri në Francë bëhet propozim dhe merret vendimi nga Presidenca e Republikës. Edhe vendet e tjera bëjnë një punë të madhe për ruajtjen e gjuhës. Ruajtja e gjuhës shqipe është pjesë e dinjitetit kombëtar, është pjesë e etnisë shqiptare, është pjesë e shqiptarisë. Pra në qoftë se nuk kemi ruajtur gjuhën, nuk kemi ruajtur asnjë nga cilësitë kombëtare”, tha akademiku. /Gazeta Dita/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori