LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Shkencave i quan të dyshimta hulumtimet e OJQ-ve për plagjiaturë

Akademia e Shkencave i quan të dyshimta hulumtimet e OJQ-ve për plagjiaturë

Pas disa akuzave të drejtuara ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) nga dy organizata jo qeveritare për plagjiaturë dhe keqmenaxhim, në komisionin parlamentar për arsim dhe shkencë, kanë raportuar anëtarë të Akademisë, të cilët kanë mohuar akuzat dhe sipas tyre, nuk dihet financimi i këtyre OJQ-ve.

Ky takim i AShAK-ut me komisionin parlamentar për arsim e shkencë ka ardhur edhe pas kritikave nga disa organizata joqeveritare lidhur me punën e kësaj akademie dhe cilësinë e Fjalorit Enciklopedik të botuar javë më parë.


Sekretarja  shkencore e Akademisë, Myzafere Limani, tha se menjëherë pas publikimit të hulumtimit të organizatave joqeveritare janë munduar të kuptojnë se kush qëndron pas tyre.

Sipas saj, hulumtimi i tyre është tejet i cekët dhe financimi i tyre i paqartë.

“Edhe ne e kemi pasur në dorë atë raport për të cilin ju po flisni. Me iu thënë të drejtën krejt ajo çka më ka zgjuar kureshtjen, ka qenë kush qëndron mbas atyre dy organizatave joqeveritare. Duke marrë parasysh që financimi i tyre për ne është krejt i pa qartë, edhe hulumtimi i tyre është tejet i cekët. Akademia e ka për obligim t’i respektoj vlerësimet të cilat vijë prej institucioneve si motra, Akademia i merr gjithmonë seriozisht.  Akademia i kKushton rëndësi publikimeve në gjuhën e huaj, posaçërisht veprave të cilat pasqyrojnë Kosovën, i pasqyrojnë vetitë e Kosovës dhe të arriturat e Kosovës”, ka thënë Limani, raporton KP.

Ndërsa, Arsim Bajrami nga kjo Akademi u përgjigj në pyetjen e kryetarit të komisionit lidhur me ndikimin politik. Ai tha se çështja e politizimit është e rregulluar me ligj dhe nuk ka politizim në Akademi.

Akademia, sipas tij, mund të japë përgjigje vetëm në rast të ndonjë kërkese institucionale lidhur me çështjet politike në vend, ashtu siç e kanë bërë edhe kur është hartuar Kushtetuta.

“Pajtohem me ju që duhet të punojmë shumë që të kemi projekte zhvillimore dhe ne do të fillojmë të konkurrojmë në fonde evropiane që janë fonde të destinuara për shkencë, me projekte nga fusha e zhvillimit ekonomik, nga fusha e inovacionit, teknologjive të informacionit, mjekësia dhe bujqësia. Në këtë drejtim do të hymë në partneritet me Akademitë evropiane”, ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë se Akademia financohet nga buxheti i Kosovës, zbaton të gjitha vendimet e qeverisë dhe respektojmë të gjitha afatet ligjore që kërkohen zbatojmë rekomandimet e Zyrës së Auditorit edhe pse nuk kemi rekomandime serioze.

Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Sport e Inovacion shprehën interesimin lidhur me projektet e Akademisë, aktivitetet si dhe me akuzat për plagjiaturë nga anëtarët e Akademisë, Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit Parlamentar kishte një varg pyetje për anëtarët e AShAK-ut, i cili ka pyetur se sa kushton rëndësi Akademia botimit të publikimeve të veta në gjuhë të huaj.

“A ka Akademia ndonjë projekt ndërkombëtar në të cilin është aktualisht, nëse ka cili është ai konkretisht. Po ashtu, është me rëndësi me ditë se sa për qind e buxhetit e Akademisë shpenzohet për realizmin e projekteve? Një çështje tjetër që është bërë pyetje  pashmangshme për të gjitha institucionet, është se a ka ndikim politika në punën e Akademisë dhe sa është ai ndikim?… ka pasur akuza publike për disa anëtarë të Akademisë se veprat e tyre janë plagjiaturë. A i keni trajtuar këto raste?”, ka pyetur Kurteshi.

Ndërsa, anëtari Driton Çaushi shprehu shqetësimin e tij për konkurset në Akademi. Ai tha se nga 22 anëtarë të Akademisë vetëm 3 nga ta kanë publikime në revistat.

Ndryshe, ditë më parë po në këtë komision parlamentar, kanë raportuar përfaqësues të  OJQ-së “Integra” që kanë paraqitur një krizë në ASHAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori