LAJMI I FUNDIT:

Akademi solemne në Muzeun e Alfabetit shqip me rastin e 22 Nëntorit

Akademi solemne në Muzeun e Alfabetit shqip me rastin e 22 Nëntorit

Sot në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në hapësirat e Muzeut të alfabetit shqip në Manastir u mbajt Akademi Solemne me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së alfabetit shqip dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në akademinë solemne të sotme, morën pjesë përfaqësues të shquar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia Shqiptare për studime Albanologjike,Instituti Shqiptar i Kosovës; Instituti për historinë e Kosovës, si dhe shumë përfaqësues të shquar shkencor, shoqëror dhe politik të Maqedonisë.

Kremtimi i një prej përvjetorëve më të rëndësishëm, 110 Vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe unifikimit të alfabetit shqiptar, vazhdon me promovimin e më shumë librave, punimeve shkencore, është paraparë edhe një konferencë shkencore, gjithashtu në Manastir, ndërsa si ngjarje qendrore do të jetë paraqitja e nesërme e gjigantit artistik Shkëlzen Doli, me koncert të violinës i shoqëruar nga filarmonia e Maqedonisë, nën dirigjimin e Mihael Macijashçik nga Polonia, ku do të marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, me ç’ka ky jubile historik do të shënohet në nivel të lartë rajonal, në prani të përfaqësuesve të shqiptarëve nga i gjithë rajoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori