LAJMI I FUNDIT:

Ajsbergu mbi 100 metra i lartë rrezikon të përplaset me një fshat në Grenlandë, autoritet evakuojnë banorët (Video)

Ajsbergu mbi 100 metra i lartë rrezikon të përplaset me një fshat në Grenlandë, autoritet evakuojnë banorët (Video)

Një ajsberg gjigant i lartë rreth 100 metra rrezikon ta godet bregun e Grenlandës, me ç’rast ka detyruar autoritet të evakuojnë banorët nga shtëpitë në zonat më të rrezikshme.

Policia e Grenlandës ka urdhëruar banorët e Inarsuit të braktisin shtëpitë, dhe të shkojnë në zona më të sigurta për shkak të rrezikut që po u kanoset nga përplasja e ajsbergut që mund të shkaktoj përmbysje, transmeton Telegrafi.


“Po frikësohemi që ajsbergu do të thyhet dhe të shkaktoj katastrofa në Inarsuit”, ka deklaruar sot shefja e policisë së Grenlandës, Lina Davidsen.

“Inarsuit gjendet në veriperëndim të Grenlandës dhe i ka vetëm 169 banorë, por të evakuuarit janë personat që jetojnë me afër këtij ajsbergu. Ky ajsberg i është afruar shumë fshatit dhe policia është duke shqyrtuar hapat e mëtutjeshëm”, ka shtuar Davidsen.

Kjo nuk është hera e parë që ajsbergët lundrojnë afër bregut, por jo me këto përmasa sikur të këtij të fundit. /Telegrafi/